Fanella e re e Manchester United për sezonin e ardhshëm 2020/21 ka nisur të qarkullojë në rrjet, por duke i lënë të zhgënjyer tifozët. Bluza e “djajve të kuq“ është e dizenjuar nga një prej firmave më të njohura për veshje sportive, Adidas, megjithatë ka ngjallur neveri te mbështetësit e klubit anglez. Ngjyra bazë do të jetë si gjithnjë e kuqja karakteristike e Manchester United, ndërsa do të ketë edhe drejtkëndësha të verdhë dhe të zinj në të.
Ndërkohë përveç stemës së klubit të madh anlgez në pjesën e përparme do të jetë edhe logoja e Adidasit si dhe ajo e sponsorit zyrtar të tyre, Chervolet. Ndërsa në pjesën e pasme do të ketë vend për një tjetër sponsor, Kohler. Por i gjithë ky dizajn është parë si i shëmtuar në sytë e tifozëve të Manchester United, të cilët kanë shpërthyer në lidhje me këtë çështje, madje duke e krahasuar me një ulëse autobusi.
“A nuk është qëllimi që njerëzit ta blejnë fanellën dhe jo të duket si një ulëse autobusi?“, shkruan njëri prej tifozëve të “djajve të kuq“, ndërsa dikush tjetër komenton në “Twitter“: “Kam hequr aftësinë time për të parë“, raporton tabloidi britanik “The Sun“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/