Armando Broja vazhdon të shkaktojë jehonë në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar nuk po kalon moment të mirë te Southampton, por performancat e mëparshme i kanë siguruar vëmendjen maksimale.
“La Gazzetta dello Sport” e cilëson Brojën edhe si Bobo Vieri i ri. Media italiane raporton se sulmuesi shqiptar mund të përfundojë te Napoli si zëvendësuesi i Osimhen, me këtë të fundit që do të shitet 100 milionë euro.
Në krye të listës për Napolin ndodhet Broja, si zëvendësuesi ideal. Nga ana tjetër ekipi i Spaletit është shumë pranë nënshkrimit me një thesar tjetër të Shqipërisë, Asllanin. /Sport Ekspres/