Kategoria Superiore e ka mbyllur siparin e saj sa i përket javës së tretë, ndërsa edhe njëherë konfirmohet se Tirana është ekipi i momentit. Bardheblutë kanë 2 fitore dhe 1 barazim të grumbulluar deri në këto momente, por nuk mbaron këtu.
Skuadra e drejtuar nga Mema është i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol të vetëm deri në këto momente, ndërsa në takimin ndaj Vllaznisë do të kishin edhe Osmanin në lartësinë e duhur. Gjithashtu për t’u vlerësuar ishte edhe sulmuesi Ngo, teksa pavarësisht pikëpyetjeve që ishin ngritur, arriti të vulosë një ndeshje mes një tensioni dhe rëndësie të madhe. Musta u rikthye sërish vendimtar për ekipin e Kukësit, ndërsa te Partizani vijnë golat nga i përhershmi Trashi. Më poshtë ndiqni edhe formacionin më të mirë të “Superiores” sipas “Sport Ekspres”: