“Duket habi, po këtë kemi synim”, presidenti Egnatias shpalos ambiciet e mëdha: Duam 4 vendet e para në Superiore

Egnatia ka marrë një fytyrë tjetër këtë sezon. Ekipi rrogozhinas ka nisur një projekt të qartë dhe në klub po bëhen invetime të mëdha për ta bërë sa më konkurues në futbollin shqiptar. Objektivi kryesor u përmbysh. Pas 16 viteve Egnatia prek përsëri Kategorinë Superiore, ku nuk ka ndërmend të vijë thjesht si një turiste por me ambicie të mëdha.

Këtë e bën të qartë edhe vetë presidenti i klubit, Agim Demrozi. Në intervistën pas fitores së finales së Kategorisë së Parë kundër Dinamos, ai shpalos edhe objektivat për sezonin e ardhshëm. Për mikrofonin e “RTSH Sport”, Demrozi thekson se Egnatia synon 4 vendet e para në edicionin e radhës së Superiores.

“Emocionet janë shumë të mëdha. Me punë, me sakrifica e arritëm në minutë të fundit. Nisi në fillim me të ndjerin, ish-kryetarin e bashkisë. Shtruam një plan-ide bashkë me dy ortakët italianë dhe vazhduam punën. Deri tani kemi bërë një punë fantastike, si me ekipin edhe me grupmoshat. Kemi filluar stadiumin e ri, bëmë stadiumin stërvitor. Tani ecim përpara. Shpresojmë në Superiore për një trofe tjetër.

Projekti për Superioren? Kemi filluar bisedimet. Stafi drejtues do të rrijë po i njëjti i vitit të kaluar, nuk e lëvizim. 80% të ekipit nuk e ndryshojmë. Do marrim edhe blerje të reja. Kemi synim 4 vendet e para për Europën. Ndoshta duket habi por ne atë kemi synim, 4 vendet e para“, ka deklaruar Agim Demrozi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *