“Dukej qartë, dora e Dumfries nuk ishte e natyrshme”! Specialisti i gjykimit: Barcelona të kërkojë shpjegime, penallti e pastër e mohuar nga slloveni

Një rast që shkaktoi shumë polemika ishte ai Dumfries. Lojtari i Interit e kapi topin me dorë në minutat e fundit të takimit, teksa ishte në zonën e zikaltërve, por VAR nuk e gjykoi si 11-metërsh. Ndërkohë për specialistin e gjykimit, Pavel Fernandez, kryesori slloven ka dëmtuar qartë Barcelonën.

“Lojtari i Interit zgjati krahun në një pozicion qartësisht të panatyrshëm. Barcelona duhet të kërkojë shpjegime për këtë rast. Është një penallti e pastër që duhej të ishte vënë në dukje në këtë natë shumë të keqe për kryesorin slloven”, tha Fernandez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *