“Kur e prek topin me dorë Ansu Fati nuk quhet, kur e prek Dumfries lejohet”! Xavi shpërthen ndaj arbitrit: Kjo ishte padrejtësi, nuk i kuptoj dot

Trajneri i Barcelonës ka shpërthyer për arbitrat pas ndeshjes me Interin, atje ku humbi me shifrat 1-0. Katalanasit do të barazonin rezultatin, por goli u anulua për një prekje të topit me dorë nga Ansu Fati. Një rast i ngjashëm ndodh pak minuta më vonë, me Dumfries që kap topin me dorë në zonë, por arbitri dhe VAR lejuan vazhdimin e lojës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Xavi u shpreh:

“Jam i inatosur dhe i indinjuar nga kjo situatë. Nuk ka fjalë tjetër përveç zemërimit, kjo është padrejtësi. E thashë dje se arbitrat duhet të shpjegojnë vendimet e tyre, ne nuk po kuptojmë më asgjë. Do të duhej të fliste arbitri. Për mua dora ishte shumë e qartë. Nëse e prek topin me dorë Ansu Fati, ata e anulojnë golin dhe e japin, por kur e prek Dumfries, është e rregullt, lejohet. Nuk e kuptoj”, tha Xavi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online