Duka: Sot nuk votoni Dukën, por futbollin

 

Armand Duka ka dhënë fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve në Asamblenë E FSHF-së. Vetë Duka deklaroi gjatë fjalimit se ja heq për këto minuta statusin e presidentit. Njëkohësisht vuri në dukej arritjet, por dhe faktin se është një mundësi për të treguar nëse futbolli do i mbetet rrugës së nisur apo do të ketë një eksperiencë të re të shtyrë nga politika.

“Të nderuar pjesëmarrës, gjendem për të kërkuar votëbesimin tuaj dhe nuk e fsheh plot emocion për momentet historike që kemi kaluar bashkë, të bukura dhe të vështira. Krenar për ato që kemi arritur, por mund të bëjmë më shumë, por dhe i ndërgjegjshëm që kemi vënë një majë suksesi që nuk mund të zbresim asnjë centimetër më poshtë”.

“Është detyrim që e kemi ndaj shqiptarëve kudo që ndodhen sepse e dimë se të gjithë si ata që na duartrokasin dhe ata që na kritikojnë e dinë që është nga të paktat arritje që bënë të thonim shprehjen : “O sa mirë me qen shqiptar”. FSHF është një institucion model, kemi rritur në 30% numrin e lojtarëve të regjistruar. Dhe synojmë që ta dyfishojmë. Kemi përmirësuar infrastrukturën si për ekipet e para ashtu dhe për moshat dhe personat me aftësi të kufizuara. Nuk mund të lë jashtë vëmendjes dhe dy stadiumet kombëtare, që janë ndërtuar. Kemi përfaqësim dinjitoz me të gjitha skuadrat kombëtare si të moshave ashtu dhe ato të femrave. Kem gara kombëtare me një kualitet Superiore, ndaj çdo vendi në rajon dhe dita ditës bëhet më konkurrues”.

“Më lejoni të përmend dhe një arritje tjetër, pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA-s, ku dhe FSHF ka pasur një rol shumë të rëndësishëm”.

“Kemi arritur që të shkojmë në Euro 2016. Kemi krijuar më shumë provojë, u bëmë më profesionist në çdo aspekt. Në gjithë këto vite kam marrë një leksion që më është kthyer në një normë pune. Presidentit ë FSHF i duhet të punojë shumë dhe të bëjë sa më shumë miq. Çdo minutë me 10-fishin e energjisë dhe 100-fishin e vullnetit që të bëj Shqipërinë të barabartë më të mëdhenjtë”.

“Ky diskutim nuk do të kishte vend nëse do të ishim një vend më i madh si Gjermani, Anglia etj.  E kërkoj votën tuaj me shumë vetëbesim dhe më shumë se kurrë. E kemi ngritur stekën dhe nuk duhet të zbresim asnjë centimetër më poshtë. Sot të gjithë ju që do votoni keni një përgjegjësi të madhe. Mendoj se do ishte papërgjegjshmëri të ja lësh në dorë të një eksperimenti apo një politikani apo në rastin më të keq të një klani politik. Futbolli shqiptar ka kohë që ka hyrë në Europë”.

“Teksa kërkoj votën tuaj jam i bindur se shumë të tjerë, ku në garë jam unë ish-presidenti dhe një politika, që nuk e hoqi mandatin e politikanit presim që të marrim mesazhin e duhur. Nuk votonin vetëm për kandidatët, por keni mundësi për të dhënë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër. Sot nuk votoni vetëm Armand Dukën, por votoni futbollin shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *