Fino i përgjigjet UEFA-s: Në Shqipëri palët e treta kanë shumë ngjyrime

Kandidati për president federate, Bashkim Fino, në fjalën e tij para zgjedhjeve, ka përmendur sërish projektet dhe synimet e tij nëse bëhet president, duke u ndalur sërish te gabimet e Federatës deri tani, ndërsa ka pasur ehd enje mesazh për zëvendëspresidentin e UEFA-s, Grigori Surkis.

“Sot jemi në një ditë historike për futbollin shqiptar. Me shumë sport do të thotë më pak ilaçe, më pak drogë në shoqëri. Futbolli promovon futbollin shqiptar në botë. Nuk e kërkoj votën për personin që jam, sepse e më njohin të gjithë, por kërkoj votën për programin që përfaqësoj. Duka premton të rregullojë ato që nuk ka bërë dot në 16 vjet, por konstatoj se futbolli shqiptar është i sëmurë. Sipas Federbet, kampionati ka besueshmëri shumë të ulët.

Shumica e klubeve varen nga vullneti i donatorëve sporadike. Stadiumet janë të sekretari, ndërsa dëgjojmë raportet për investimet në infrastrukturë. Shumë mirë kanë bërë, por nuk është meritë e drejtuesve të federatës, sepse fondet në futboll duhet të shkojnë. Problemi është sa ka qenë raporti i shpërndarjes së fondeve, sa shpenzime janë kryer dhe pse janë kryer. Kam bindjen se futbolli ka potencial të jashtëzakonshëm dhe jam i bindur se mund ta shfrytëzojmë. Unë dua që kufizimi te dy mandatet të jetë i detyruar.

Angazhohem të bëj 5 stadiume të reja, do krijohet Liga, që do fuqizojë klubet. Sot kemi 2 herë më parë futbollistë të regjistruar në krahasim me periudhën ’90-2000. Synojmë që klubet të kenë trefishim të ardhurash dhe nuk është premtim elektoral. Do të shkurtojmë shpenzimet e administratës, do të shfrytëzojmë të ardhurat nga biletat, reklama e televizionet. Do të punojmë me talentet në mënyrë konstante. Do të reformojmë FSHF-në, shumë vendime nuk do të merren më vetëm nga presidenti, si deri tani. Do të ketë pavarësi në komisionet që vendosin mbi futbollin dhe do të luftojmë ashpër trukime e ndeshjeve.

Dua votën tuaj jo për atë që ka ndodhur në të shkuarën, sepse secili e vlerëson ndryshe punë e Federatës deri tani. Fondet e FSHF-së duhet të jenë për klubet dhe sportistët, jo për federatën. Motoja jonë do të jetë ‘futboll kudo dhe për këdo’. Zoti Surkis, meqë kërkoni që të mos ketë ndërhyrje nga palët e e treta, këtu në Shqipëri palët e treta kanë shumë ngjyrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online