Pas shkarkimit të Xhani de Biazit, federata shqiptare e futbollit duket se ka zgjedhur një tjetër trajner i talian, që do të i shte i treti në historinë e saj, pasi i pari i shte Xhuzepe Dosena (që u largua nga grumbullimi pas vetëm disa muajsh, duke “vjedhur” dhe shumë para). Sipas “Sky Sport”, në fakt, Armand Duka ka pasur kontakte me Xhankarlo Kamolezen. Një takim formal, sips medieve i taliane, për të qartësuar edhe kushtet e punës dhe kontratës.
Kamoleze, tashmë në moshën 56-vjeç dhe në kohën e duhur për të marrë drejtimin e Shqipërisë, duke vijuar punën e nisur nga Xhani de Biazi, që në gjashtë vjet dha shumë dhe hapi një cikël të ri, ka drejtuar në të shkuarën Torinon, Rexhinën, Viçencën, Livornon, por edhe Pro Verçelin dhe, në Zvicër, Kiason, me të cilën e mbylli kontratën në vitin 2016.