Duka “hajmali”: Urime Laçi, e meritove!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i pranishëm në stadiumin e Laçit për ndeshjen e Europa League kundër Anorthosis, shenjë se ishte optimist për kualifikimin.

Prania e tij në stadium duket se ka qenë fatsjellëse për kurbinasit, që arritën një fitore të madhe, për gjithë futbollin shqiptar, ndaj Duka nuk ka vonuar të bëjë një urim të veçantë për këtë sukses.

“Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë.

Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eliminojë një kundërshtar të fortë. Me shumë punë e vetëbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg!

Urime djemve, stafit e gjithë klubit për këtë kualifikim mese te merituar!

Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet.

Bravo Laçi! Bravo Kukësi!”, shkruan Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *