Megjithëse kanë kaluar 24 orë, ajo penallti e akorduar nga Enea Jorgji ditën e djeshme vazhdon të diskutohet nëpër studio televizive. I ftuar në studion e “Zona Gol”, Redi Jupi ka dhënë mendimin e tij sa i përket këtij momenti. Sipas analistit shqiptar, një penallti e tillë mund të jepet, por jo në një ndeshje si Partizani-Vllaznia.
“Nuk do ta jepja penalltinë, jepet si penallti, por jo në një ndeshje si kjo. Duhet më e pastër për të qenë penallti. Nuk janë njësoj ndeshjet dhe prandaj duhet të veçohen. Unë dua që të fitojë ekipi më i mirë, por kur nuk fiton, nuk mund të vendoset kështu”, ka thënë Redi Jupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/