Partizani u largua me një fitore minimale 0-1 të martën e shkuar nga Andorra. Nisur nga paraqitja kundër Bate Borisovit dhe niveli i kundërshtarit me të cilin do të ndeshen, të gjithë prisnin një fitore të lehtë të të kuqve. Por fusa tregoi të kundërtën dhe kryeqytetasit iu gëzuan fitores vetëm pas një gabimi amatoresk të portierit rival.
Më 1 gusht, skuadrat do të ballafaqohen për herë të dytë në turin e dytë të Conference League-s. Partizani do të presë Atletic d’Escaldes-in në “Air Albania”, ku ka “detyrimin” të dëshmojë se e meriton tërësisht kualifikimin dhe nuk ka nevojë për gabimet e kundërshtarit për të shkuar në turin e tretë.
Ndërkohë klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje. Çmimet nisin nga 400 lekë në tribunat S dhe N, e deri në 4 mijë lekë në tribunën vetë. Ndeshja do të luhet më 1 gusht, në orën 20:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/