“Duhet të dëmtohesh ndonjëherë”, Jurgen Klop i sheh anën pozitive: Nuk i kuptoj kritikat

Oxlade Chamberlain erdhi si një lojtar mjaft i talentuar tek Liverpuli, ku shpresohej se do të sillte një ndryshim në mesfushë. Megjithatë anglezi ka qenë mjaft i pafat duke u dëmtuar dy herë në gjurin e djathtë. Dëmtimi i fundit ishte përpara fillimi të sezonit të ri, që e detyroi të qëndronte larg fushave deri në dhjetor. Por fatmirësisht që pas ditës së sotme, Chamberlain do të jetë në dispozicion të Jurgen Klop dhe për këtë tekniku gjerman është mjaft i lumtur.

“Ndonjëherë si kuptoj kritikat rreth tij. Duhet të dëmtohesh njëherë për ta kuptuar sesa është vështirë ta kesh gjithçka normale pasi të kthehesh. Ox është një lojtar fantastik, e përsëris një lojtar fantastik. Është gjithmonë mirë ta kesh në ekip.”- u shpreh trajneri Klop. Liverpuli po kalon një moment të mirë, teksa siguruan vendin e parë në fazën e grupeve të Uefa Champions League dhe e ka kaluar me sukses traumën e humbjes 7-2 ndaj Aston Vilës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *