“Duhet ta shoh prapë këtë ndeshje”, Bledi Shkëmbi flet pas humbjes me Erzenin: Ky do të jetë muaj reflektimi, do të shoh për lojtarë të rinj

Disa mund ta quajnë surprizë, por në bazë të formës aktuale, ishte mëse e pritur. Erzeni arriti që të fitonte kundër Teutës me shifrat 1-2, duke përmbysur takimin. Vendasit gjetën golin e parë të avantazhit me anë të Lorenzo Vilës në minutën e 48.

Si me buton, pikërisht në atë moment Teuta e mbylli futbollin e luajtur. Erzeni mori frenat e lojës në dorë duke e kthyer takimin me “një portë”. Nuk vonoi më shumë se 6 minuta barazimi, teksa Kahrimanovic shënoi nga distanca në të 54.

Për t’i dhënë fund diskutimeve mendoi Nonato që shtyu topin në portën e boshatisur, pasi Ademi tërhoqi lojtarët e Teutës dhe dha asistin perfekt. Pas kësaj fitore, Erzeni parakalon Partizanin dhe i afrohet Tiranës me vetëm dy pikë. Ndërkohë durrsakët e mbyllin Superioren para Botërorit si mos më keq, pasi ndodhen në vendin e fundit me vetëm 8 pikë pas 12 javësh. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Bledi Shkëmbi: “Bëmë një ndeshje të mirë deri te momenti që shënuam golin. Duhet ta shoh ndeshjen dhe ta rishoh për ta kuptuar. U tërhoqëm shumë mbrapa pasi shënuam golin. Aty duhet të ishin vetë lojtarët që ta marrin situatën në kontroll. Kemi presion dhe duhet të kemi, por ky nuk është justifikim. Nuk kemi presion nga presidenti apo klubi. Kemi pasur mungesa në çdo javë. Ky muaj do të jetë reflektimi. Gjatë këtyre pushimeve të Botërorit do të shohim lojtarët e rinj që janë brenda grupit, të përpiqemi t’i fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online