Dueli ndaj Kukësit, Skënderbeu gëzon tifozët në Korçë

Dënimi i Komisionit të Disiplinës, pas episodeve të javës së parë ndaj Partizanit e penalizoi jo pak skuadrën. Skënderbeu vuajti mungesën e tifozëve në ndeshjet e luajtura në shtëpi, por për supersfidën me Kukësin, klubi ka marrë të gjitha masat që stadiumi në Korçë të jetë i mbushur me kapacitet të plotë.

Pasi kaluan gjysmën e pezullimit me stadiumin që qëndroi i mbyllur, drejtuesit bardhekuq vendosën ta konvertojnë pjesën e mbetur të dënimit me gjobë monetare. Një mënyrë për të rikthyer tifozët në stadium, në një duel vendimtar për ecurinë e sezonit dhe për ambiciet e skuadrës në këtë kampionat.

Ajmi i mirë për tifozët është dhënë nga vetë klubi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “facebook”. Përveçse njoftonte ndeshjen e javës së shtatë të Kategorisë Superiore, të enjten e 4 tetorit, aty Skënderbeu njoftonte edhe vendimin për mbështetësit bardhekuq. “Klubi ka vendosur të paguajë pjesën e mbetur të dënimit dhe takimi do të luhet në praninë e tifozëve”, ishte lajmi i mirë për  ultrasit, por edhe për ndeshjen, e cila do të jetë më spektakolare me koreografitë në tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *