“Dueli i jetës”, Ndreu e përgatit ndeshjen në sulm

0

Kamza shkon në Laç me objektiv të qartë, fitoren e ndeshjes. Trajneri nuk ka ndryshuar shumë nga formacioni i tij

Ekipi i Kamzës do të luajë ditën e sotme në transfertë kundër Laçit. Kamzalinjtë i kanë objektivat e qarta për këtë ndeshje, duan fitoren ndërsa minimalisht synojnë të mos dalin pa pikë nga stadiumi i kurbinasve.
Trajneri Ramadan Ndreu synon që të fitojë në mënyrë që të fusë sërish ekipin në garë për Europë duke i dhënë një shkelm përfundimtar hijeve të mbijetesës. Ai e di se me marrjen e një 3 pikëshi në Laç skuadra e tij luan më lirshëm në ndeshjet e mbetura dhe ndryshon krejtësisht atmosfera rreth skuadrës. Momentalisht, te ekipi i Kamzës sillen hijet e mbijetesës. Zbritja në vendin e shtatë nga vendi i dytë dhe afrimi i Vllaznisë dhe Teutës që po marrin rezultate javë pas jave ka rritur trysninë te ekipi i Ndreut.

Transferta e sotme në Laç është shumë e vështirë, pasi ekipi kurbinas është një skuadër mjaft e rrezikshme dhe e fortë. Trajneri Gentian Mezani po i merr më të mirën ekipit të tij dhe rezultatet nuk kanë munguar. Ekipi laçian po lufton për Europën nga kampionati, nuk e mendon mbijetesën dhe është gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë.
Ndreu e di se ka vështirësi të mëdha në këtë ndeshje, por ka besim te skuadra e tij.

FORMACIONI – Ndreu do t’i besojë formacionit të përhershëm. Në portë nga minuta e parë do të jetë portieri Gjonikaj. Në mbrojtje do të luajë në krahun e djathtë Frashëri. Dyshja e qendrës do të formohet nga Kuqi dhe Cukoviç, ndërsa në krahun e majtë do të luajë Zguro. Mesfusha do të jetë e përbërë me 4 lojtarë. Idrizaj dhe Fukui janë padronët e krahëve, pasi i pari luan në krahun e djathtë, ndërsa i dyti majtas. Plaku pas sulmuesit kryesor që do të jetë Raçiç. Trajneri Ramadan Ndreu kërkon që skuadra e tij do të luajë në sulm dhe udhëzimet e tij janë të tilla.    

Formacioni i mundshëm i Kamzës

Gjonikaj – Frashëri, Kuqi, Cukoviç, Zguro – Idrizaj, Ymeraj, Mehmeti, Fukui –Plaku – Raçiç

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.