Duartrokitet Abazaj, Kukësit iu thye xhami i autobusit

0

Në Kukës është pak të thuhet se ka ardhur dimri. Dje moti ishte shumë i ftohtë dhe të gjithë tifozëve në stadium mezi u shiheshin sytë. Pak tifozë në shkallet e stadiumit, edhe pse hyrja ishte pa bileta. Temperaturat e ulëta i kishin detyruar ta ndiqnin nga TV.

– Nuk kanë munguar ofendimet për disa nga lojtarët e Luftëtarit në momente të veçanta, por në një moment të caktuar ka pasur përplasje verbale mes disa tifozëve të Kukësit dhe të Luftëtarit, që gjendeshin në tribunën VIP. Gjithçka është shuar në pak sekonda.

– Abazaj la fushën në minutën e fundit të kohës së rregull dhe në këtë moment ka marrë duartrokitjet e tifozëve në tribunë.

– Nuk i ka mbajtur nervat një tifoz, i cili ka qëlluar me gurë drejt autobusit të Kukësit. Kjo gjë ka penalizuar lojtarët, të cilëve u është dashur të presin shoferin e autobusit, pasi ky i fundit shkoi të bënte denoncimin në polici për këtë akt. Edhe pse nuk duket asgjë e madhe, procedurat mbeten procedura. Pas më shumë se 1 ore, lojtarët janë larguar kokulur nga stadiumi.

– Presidenti Gjici, në fund të takimit, siç e ka zakon, ka shkuar dhe ka folur me lojtarët. Më pas, i nervozuar ka lënë stadiumin.

– Të dy presidentët e kanë ndjekur pranë njëri-tjetrit ndeshjen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.