“Duan të marrin para prej tij”! Lirohet Conor McGregor, akuzat që i erdhën për ngacmim në lokalin e natës

Ditën e djeshme Conor Mcgregor u shoqërua në polici, pasi prokuria e Monakos dërgoi në gjykatën padinë për pëdhunim në një klub nate. Megjithatë pas deklaratës së ish-kampionit të UFC, ai ështe liruar menjëherë. Agjenti i 32 vjeçarit, Audie Attar është ndjerë mjaft i acaruar me këtë ngjarje, duke deklaruar se këto janë sulme të qëllimshme që i bëhen Conorit, për të përfituar financiarisht prej tij.

“Kjo situatë më ka irrituar dhe po e them me zë të lartë. Conor Mcgregor nuk është dhe nuk do të jetë një target për personat të cilët kërkojnë t’iu dali emra në media apo të sigurojnë një rrogë.”- u shpreh Audie Atar.

Conor Mcgregor ishte në një tur 1 javor në Monte Karlo së bashku me të fejuarën dhe dy fëmijët e tij. Irlandezi ishte ftuar nga princesha e Monakos për të marë pjesë në maratonën 180 km, në të cilën do të garonte ditën e djeshme, por situata nuk shkoi aspak mirë për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *