VIDEO/ Andrea Pirlo e nis me spektakël dhe gola te Juventusi, kështu mund të kalosh edhe 10 mbrojtës

Nga Klaudio Ndreca

Andrea Pirlo e ka nisur me një fitore të thellë te Juventusi, ndërsa bardhezinjtë fituan në shifrat 5-0 ndaj Novarës. Përballë një kundërshtari modest përpara kampionëve të Italisë, por ky është një sinjal i qartë për forcën e bardhezinjëve në sezonin e ri, duke parë mënyrën e lojës së tyre.

Për më tepër do të kenë edhe një forcë të shtuar si Kulusevski, një futbollist ky që në sezonin e fundit ka shkëlqyer në Serinë A. Më poshtë keni edhe pasimet e shumta mes lojtarëve të Juventusit që arrinin të kalonin edhe Novarën që “parkimi i autobuzit” nuk mund t’i bënte punë në këtë takim.

Rreth 10 futbollistë që qëndronin në zonën e tyre për të mos pësuar më tepër, por për kampionët e Italisë nuk përbënin aspak problem. Golat erdhën nga Ronaldo, Ramsey, Pjaca dhe dopieta e Portanova. Në këtë takim ishte në stol edhe Xhakomo Vrioni, por Pirlo nuk i ka dhënë asnjë minutë në fushën e lojës, duke qenë i vetmi së bashku me portierin Pinsgolio që nuk u futën në fushë nga stoli ndaj Novarës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online