Ballkani do të udhëtojë të martën drejt Bullgarisë, ku do të luajë ndeshjen e kthimit me Ludogoretsin. Kampionët e Kosovës do të synojnë kualifikimin për në turin e dytë të Champions League-s dhe kërkojnë mbështetjen e tifozëve për të arritur këtë objektiv. Klubi nga Suhareka ka ftuar tifozët përmes faqes zyrtare në “Facebook” të udhëtojnë me avionin e tyre drejt Bullgarisë.
“Njoftim! Tifozë të dashur, të gjithë ju që jeni të interesuar për të fluturuar drejt Bullgarisë, për ta mbështetur klubin kampion të Kosovës, në duelin e dytë ndaj Ludogorets, mund të bëheni pjesë e nisjes së përbashkët, me aeroplanin Charter, të kontraktuar nga klubi. Për çdo informatë detajuese, kontaktojeni agjensionin “Bon Voyage”, me përgjegjës Besnik Vitakun, në këtë numër telefoni: +38346484848. Nisja bëhet të martën, sikurse edhe kthimi i përbashkët, pas ndeshjes. Na priftë e mbara”, ka njoftuar klubi Ballkani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/