Derbi i Stambollit për Milot Rashicën, lojtari shqiptar i bën të qartë dëshirën Noruiçit

Milot Rashica përfundoi periudhën e huazimit në radhët e Gallatasarait dhe tani i duhet të kthehet te Noruiçi, ekipi që zotëron kartonin e tij. Lojtari shqiptar la gjurmë në Stamboll, ku ndihmoi klubin të fitonte titullin kampion. Gallatasarai dëshiron ta ketë sërish pjesë të organikës së vetë 27-vjeçarin, por në garë për të ka hyrë në tjetër klub turk.

Fenerbahçja zhvendosur derbin e Stambollit në merkato, teksa kërkon të transferojë Milot Rashicën. Por ky i fundit i ka të qarta idetë e tij. Sipas “Fotomaç”-it, Rashica i ka thënë drejtuesëve të Noruiçit se nuk dëshiron ekip tjetër veç Gallatasarait në Turqi. Në rast se verdhekuqtë do të paraqesin një ofertë zyrtare në zyrat e klubit anglez, atëherë lojtari shqiptar do të jepte menjëherë dritën jeshile për transferimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online