Duan hakmarrjen në Camp Nou, Barcelona thërret tifozët menjëherë kundër Interit

Interi befasoi Barcelonën me fitoren e mesjavës. Edhe pse katalanasit ishin favorite në letër, ishin zikaltërit ata që dolën fitimtarë me rezultatin 1-0. Përveç humbjes tani gjithçka bëhet më e vështirë për Barcelonë, të cilët duhet ta fitojnë me patjetër ndeshjen e radhës në Camp Nou.

Ndeshja e kthimit në Barcelonë do të jetë si një finale për skuadrën e drejtuar nga Xavi, të cilët kërkojnë mbështetjen e tifozëve të mërkurën e ardhshme. “Të mërkurën ju do të jeni lojtari i 12”- shkruhej në postimin e skuadrës së Barcelonës.

Tifozët janë një nga gjërat më besnike të Barcelonës. Pavarësisht se klubi ka patur uljet e ngritjet e veta, ata kanë qenë gjithmonë aty për ta mbështetur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online