Roma do të përballet ndaj Leicester në gjysmëfinalen e Conference League. Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte në transfertë. Para kësaj përballje, Mourinho u shpreh se déshira e tij më e madhe e këtij sezoni është bileta që të ofrohet në Air Albania. “Kur arrin në gjysmëfinale gjithmonë mendon se ke 50% për të shkuar në finale dhe 25% për të fituar kompeticionin.
Në gjysmëfinale ëndrra juaj është ajo e kundërshtarit tuaj. Ne luajmë kundër një ekipi në ligën më të fortë që është Premier League, vetëm shikoni që ata kanë dy ekipe në gjysmëfinale të Champions League dhe një në gjysmëfinale të Europa League. Shkojmë atje me synimin për të mbërritur në Shqipëri me ndeshjen e kthimit”, tha Mourinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/