“Dua të shoh Vllaznia-Real Madrid 2-0”! Duka uron Shkodrën dhe flet për trajner shqiptar te Kombëtarja: Mund të jetë Daja, Grima, Bushi ose Mirel Josa

Vllaznia bëri arritje historike në futbollin shqiptar të femrave. Kjo skuadër kalojë në grupet e Champions League dhe do të përballet në grup me Real Madrid, Chelsea dhe PSG. Kreu i FSHF, Armand Duka, ishte sot në Shkodër për të uruar të gjithë protagonistët e këtij suksesi, ndërsa në daljet për gazetarët nuk munguan pyetjet mbi Kombëtaren.

“Shkodra është djepi i futbollit. Këtu lindi futbolli i femrave, edhe i meshkujve në fakt, por te i femrave ka pasur më shumë zhvillim. Tani do të jenë në një grup me Realin, Chelsea dhe PSG. Ishte shumë emocionuese kur e shikon edhe Vllazninë në një grup të tillë. U thashë edhe vajzave që të kënaqen me këtë arritje, ta shijojnë, por të mos e marrin si shëtitje. Të nxjerrin sërish në pah vlerat e tyre.

Kartolina më e bukur do të ishte nëse shihnim Vllaznia-Real Madrid 2-0. Nuk do ta harronte asnjë shqiptarë. Ne e kemi në plan të parë futbollin e vajzave, kemi pagesa direkte për të gjitha futbollistet e Vllaznisë, përtej pagesave që i jep edhe presidenti Matija.

Kombëtarja? Me Di Baggo kemi folur për rolin e drejtorit sportiv në FSHF kur ishte finalja e Conference League. Ju siguroj se nuk kemi folur ende me asnjë trajner për të marrë vendin e Kombëtares. Reja është ende në kontratë, kur të përfundojë, do të bëjmë të gjithë analizën për të parë rezultatet e sjella, grupin ku ndodhemi dhe dëshirën e Rejës për të vazhduar apo jo.

A mund të jetë një trajner shqiptar? Sigurisht që po, jo vetëm Ilir Daja, mund të jetë edhe Armir Grima, mund të jetë edhe Mirel Josa apo Alban Bushi, ka shumë trajner me eksperiencë. Pse jo një trajner shqiptar? Do të vlerësohen të gjithë kandidatët”, u shpreh Armand Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online