Shqipëria do të luajë kundër Spanjës në miqësoren e parë të muajit mars. Kuqezinjtë kanë provën e vërtetë të forcës së tyre, ndërsa nga ana tjetër, Luis Enrique kërkon seriozitet. Në konferencën për shtyp, trajneri është shprehur qartë se kërkon nga lojtarët që të mos i shohin këto takime si miqësore.
“Dua të shoh nivelin e lojtarëve, urinë e tyre. Do të më jepte shumë kurajo që t’i shoh lojtarët ta marrin ndeshjen në mënyrë shumë serioze. Për mua, këto dy ndeshje nuk janë aspak miqësore”, është shprehur Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/