“Dua të luaj futboll, do shkoja edhe në Bagdad apo Pakistan”

Nuk ka fund drama e Emanuel Ebuesë, ish-mbrojtësit të Arsenalit, i cili është i rrënuar ekonomikisht dhe kërkon të kthehet të luajë futboll për të mbijetuar.

Në dhjetor u bë e famshme historia e tij fatkeqe, në Sunday Mirror: “Jam pa kokërr leku, kam menduar edhe vetëvrasjen”. Është vetëm 34 vjeç dhe deri para dy vitesh luante titullar te Gallatasaraj në Turqi, ku kishte shkuar në vitin 2011, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare, me 2,5 milionë euro për sezonet e para dhe 2,2 më vonë. Rrënimi ka ardhur nga një divorc, një betejë e egër ligjore humbur ndaj bashkëshortes Aurelie. Gjyqi i ka kushtuar miliona dhe mbi të gjitha humbjen e tre fëmijëve, që nuk i takon prej një viti e gjysmë.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur mbi 200 ndeshje me Arsenalin, ishte titullar në finalen e Champions league, që Arsenali humbi ndaj Barcelonës së Ronaldinjos, ka luajtur në Kupën e Botës 2006 e 2010, përveçse humbi finalen e Kupës së Afrikës 2012.

Tani Ebue kërkon një shans: “Dua vetëm të kthehem të luaj sërish futboll – ka thënë për Mirror – nuk më intereson ku, do shkoja edhe në Bagdad apo Pakistan vetëm për të luajtur. Futbolli është një botë mosmirënjohëse, nuk bëhet më fjalë për talent, por për para dhe biznes”.

Para pak javësh ish-klubi i tij, Gallatasaraji, i ofroi vend pune si trajner moshash, por me sa duket Ebue ka refuzuar, ose ka qenë thjesht një gjetje publicitare nga klubi turk, sepse që atëherë gjithçka është harruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online