“Dua të bëhem shqiptari i parë nga Mali i Zi”! Luan për Kombëtaren e Malit të Zi prej 7 vitesh, Romario Camaj: Ëndërroj të luaj për Shqipërinë

Romario Camaj është lojtari i Malit të Zi, që luan prej 7 vitesh me moshat e kësaj Kombëtare. Por ëndrra e tij më e madhe është që të përfaqësojë Shqipërinë. Aktualisht pjesë e Deçiçt të Tuzit që po udhëheq kampionatin malazez, Camaj u shpreh në “Top Channel” se dëshiron vetëm ngjyrat kuqezi.

“Prej 7 vitesh jam në kombëtaren malazeze dhe secilën ditë mendoj që një ditë të jem për kombëtaren shqiptare. E kam ëndërr që të bëhem shqiptari i parë nga Mali i Zi, në kombëtaren Shqiptare. Këtë vit kemi një sukses të madh ku kemi një rekord prej 8 fitoreve radhazi dhe asnjë humbje. Me shumë se gjysma e ekipit jemi shqiptarë dhe ky është një hap i mire për suksesin. Jemi të gjithë të gëzuar dhe shpresoj të vazhdojmë më këtë ritëm”, tha Camaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *