Droni i Morinës është ende i freskët, media serbe paralajmëron për Tiranën: Janë gati për provokime

Një përplasje mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës mund të ndodhë në raundin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Shorti i sotëm ka thënë fjalën e tij dhe në rast se pengesa Dinamo Tbilisi kalohet atëherë me shumë mundësi kampioni i Serbisë do të jetë rivali i radhës.

Diçka e tillë patjetër që ka tërhequr vëmendjen në vendin tonë dhe në atë serb. Madje “Kurir” paralajmëron për provokime. Ai dron i ngritur në Beograd në përballjen që Kombëtarja shqiptare zhvilloi kundër Serbisë ende është një kujtim i freskët për median e njohur “Kurir”. Një episod i tillë sipas këtyre të fundit mund të jetë një rrezik provokimi edhe pse takimet do të luhen pa tifozë.

“Në pamje të parë, është e qartë se në rast të një ndeshje me një skuadër nga Shqipëria, futbolli do të qendrojë në sfond. E ngjashme me rastin kur Kombëtaret e Serbisë dhe Shqipërisë u takuan në kulifikueset për Euro 2016. Na lejoni t’ju kujtojmë ndeshjen në stadiumin e Partizanit në minutën e 41-të, kur Ismail Morina ngritu dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe në fushë. Prandaj Crvena Zvezda të jetë e kujdesshme dhe besojmë që ata janë gati për provokime”, shkruan media serbe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *