E bujshme/ Zvicra nuk e kishte në plan, Bastien Toma largohet dhe merr vendimin e ri për Kombëtaren

Bastien Toma ishte një prej lojtarëve shqiptarë që kërkonte me padurim ftesën e Zvicrës A. Shpeshherë në intervista ky futbollist shprehej se do të qëndronte në pritje të një mundësie nga ana e kësaj Kombëtare, pa ia arritur dot qëllimit, pasi ka mbajtur vetëm shiritin e kapitenit te Zvicrës U-21 dhe nuk ka debutuar dot me ekipin e parë. Kjo ka sjellë që Bastien Toma të ndërrojë zgjedhjen e tij dhe të vijë te Kosova. Në mediat e Kosovës raportohet së fundmi nga vetë kreu i FFK-së, Agim Ademi, se Toma është prurja më e re që i ka thënë “PO” dardanëve.

Në fakt edhe vetë Shaland disa kohë më parë do të shprehej se nëse do të ishte në vendin e këtyre futbollistëve, do të zgjidhte dhe priste Zvicrën, ndërsa më pas do të kërkonte një bashkim të mundshëm me Kosovën. Por kush është Bastien Toma? Mesfushori që luan te Sioni u bë i njohur gjerësisht për dy asist të magjishëm që do të vinin përpara dy vitesh për Ermir Lenjani, kur nxirrte blof gjjithë rreshtimin kundërshtar me një pasim. Më pas pati rënie të nivelit të Bastienit dhe disa lëkundje në karrierë, por sigurisht që në këmbët e tij fshihet një potencial i madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online