Drithëruese/ “Mirësevjen o shqipe mali”! Në USA i thurrin këngën patriotike Mario Mitajt, shikoni sesi reagon mbrojtësi ynë

Mario Mitaj është padyshim krenaria e madhe e të gjithë shqiptarëve. Në mbrëmjen e Air Albania, Shqipëri-Serbi, lojtari i cili ngrohi zemrat e të gjithëve shqiptarëve me lojën e tij dhe mënyrën sesi u paraqit ishte Mario Mitaj. Një super nivel dhe pengu i madh që Silvinjo nuk e la këtë futbollist që të ekzekutonte penalltinë që do të na jepte fitoren. 

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjeve të Shqipërisë në muajin qershor, Mitaj së bashku me familjen e tij ka organizuar një takim dhe mbrëmje shumë të veçantë. Ata kanë shkuar në USA, në Neë York, në “Sofrën e Kelmendit”. Në fakt, ideja ishte që Mitaj dhe babai i tij të takonin familjarët e tyre, ndërsa babai i Mitajt kishte më shumë sesa 20 vite pa e takuar vëllain e tij në saj të largësisë së madhe. 

Por Mitaj, idhulli i të gjithë shqiptarëve, nuk mund të lihej pa u pritur si e do zakoni. Një autobuz për festa, i organizuar nga shqiptarët, ka dalë për të pritur Mario Mitajn, atje ku u këndua edhe kënga “Mora Fjalë”. 

Më pas surpriza e madhe vazhdoi në “Sofrën e Kelmendit”, atje ku u këndua edhe një këngë e thurrur vetëm për Mario Mitajn, shqipen e malit tonë, ndërsa Mario filmoi këtë moment të paharrueshëm me telefon. /Sport Ekspres/