Dritë në fund të tunelit për Etrit Berishën, klubi i Serisë A e sheh si alternativë për portën

Etrit Berisha është jashtë planeve të Torinos dhe largimi është i pashmangshëm. Pista e Fatih Karagumrukut në Turqi ka, por një tjetër ka dalë në dritë. Më në fund ka dritë në fund të tunelit për gardianin shqiptar, teksa një klub i Serisë A është interesuar për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Frozinonen. Këta të fundit u shpallën kampionë të Serisë B dhe këtë sezon do të luajnë në elitën e Italisë.

Frozinone kërkon të përforcojë portën dhe “Calciomercato.it” bën me dije se drejtuesit e klubit po mendojnë të vendosin mes shtyllave Etrit Berishën. Situata është e favorshme për një transferim të tillë, nga i cili portieri shqiptar do të përfitonte minutat e munguara, ndërsa Frozinone do të sigurinte një lojtat me përvojë të madhe në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *