Drita ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme në Shkup, atje ku eliminoi Sileksin me shfrat 0-2. Pas asaj humbje në tavolinë në kualifikueset e Champions League, tashmë kampionia e Kosovës “ndriçon” më shumë se kurrë në kualifikueset e Europa League.
Ndeshja u hap me një gol nga Gërbeshi, i cili në minutën e 48 të takimit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, kur kishin mbetur edhe pak minuta nga përfundimi i sfidës, kapiteni Limani vulos edhe rezultatin përfundimtar me golin e shënuar prej tij.
Drita bëhet kështu e para skaudër nga kampionati i Kosovës që mbërrin kaq larg në një kompeticion europian. Megjithatë turi i tretë nuk do të jetë aspak i lehtë për skuadrën nga Gjilani, teksa të enjten e ardhshme i pret një klub i vështirë si Legia e Varshavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/