Drita luan historinë, kërkon kualifikimin në Gjibraltar

 

Drita doli kampione në Kosovë dhe fitoi të drejtën që të luajë në raundin paraeliminator të Champions League-s, ku duhet të kalojë dy kundërshtarë për të arritur fazën e parë kualifikuese. Kosovarët bënë gjithçka mirë pak ditë më parë me FC Santa Coloma-n e Andorës, duke triumfuar me rezultatin 2-0, por me jo pak vuajte, pasi u desh koha shtesë që skuadra nga Gjilani të avanconte në finale.

Sot do të luhet dhe akti i dytë, i cili është dhe më vendimtari, pasi me një fitore për të parën herë një skuadër kosovare do të kalonte një tur, paçka se bëhet fjalë vetëm për një raund paraeliminator. Skuadre e teknikut Isufi do të ndeshet me skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps, sot në orën 20:30.

Një kundërshtar jo dhe aq i lehtë, paçka se vjen nga një kampionat jo shumë i fortë. Duhet veçuar se në përbërje ka shumë lojtarë spanjoll dhe në ndeshjen gjysmëfinale nuk vuajti shumë, duke triumfuar brenda kohës së rregullt 2-0 ndaj La Fioritas. Gjilanasitdo të tentojnë të bëjnë gjithçka për të arritur një sukses që të gjithë e presin.

Gjithsesi Drita do e ketë jo pak të vështirë, pasi nuk e ka luksin që të bëjë shumë ndryshime në formacion nga ndeshja e parë. Po ashtu dhe në sulm mungon një sulmues me peshë që të finalizojë aksionet. Sa  i përket repartit të mesfushës, veç dyshes shkatërruese Shabani-Musaj, tekniku Isufi duhet të mendojë për organizimin e lojës. Edhe nga ana fizike vendasit janë më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *