Gara për gjobat e Shqiponjave, kush paguan i pari?

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka thyen Serbinë pak ditë më parë, por festimi i tyre ishte për t’u veçuar, kjo për faktin se bëri bujë në të gjithë botën. Që Shqiponjat i irritojnë serbët kjo dihej, por nuk e kishin pritur që do u dilnin dhe në Botërorin e Rusisë, aty ku atë ndeshje nuk u lejuan as flamujt e Kosovës dhe as ato të Shqipërisë.

Si Xhaka dhe Shaqiri, festuan me shqiponjë duke mos e mohuar në asnjë moment origjinën e tyre edhe pse luajnë me një tjetër përfaqësuese. Menjëherë serbët kërkuan hetim, duke e konsideruar si provokim gjestin e festimit, FIFA e mori në konsideratë dhe i gjobiti të dy lojtarët me nga 10.000 franga zvicerane secili, ndërsa 10.000 franga zvicerane secili, ndërsa Lihshtajner është gjobitur me 5.000 franga.

 

Nuk mund të mungonte solidariteti i shqiptarëve anembanë botës, që u bënë pjesë e një fushate online p

 

ër të grumbulluar shumën e gjobës dhe për t’ia ofruar lojtarëve në fjalë. Në anën tjetër, edhe në Shqipëri ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili në profilin e tij të “Facebook”-ut postoi dy numra llogarie, ku të gjithë ata që kanë mundësi të depozitojnë të ardhura, për t’u paguar gjobën “shqiponjave” të Botërorit. Si nisma në portalin Gofundme, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kanë grumbulluar shifrën dhe tani duket se kanë një “siklet”! Vetë numri 1 i vendit tonë, përmes një tjetër postimi ka deklaruar se shuma është grumbulluar.

Kush do e paguajë i pari gjobën? Ngjan me një situatë tipike shqiptare, që ndodh në çdo kafene mes dy shokësh se kush paguan i pari, dhe si për ironi të fatit Xhaka, Shaqiri dhe Lihshtajner nuk iu del rroga e “kamerierit”. Kujt do ja marrë federata zvicerane të ardhurat për gjobën e lojtarëve “të dënuar”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online