Dribluesi më i mirë në Europë, lojtari shqiptar lë pas edhe yjet e Real Madridit

“Whoscored” ka shpërndarë ditën e sotme një statistikë të veçantë që lidhet me driblimet. Faqja në fjalë ka publikuar 5 lojtarët me përqindjen më të lartë të driblimeve të suksesshme në Europë. Në konsideratë janë marrë futbollistë nga 5 ligat më të forta të kontinentit europian, të cilët kanë kryer më tepër se 35 përpjekje për të dribluar në fushën e lojës.

Lista udhëhiqet nga një shqiptar. Bëhet fjalë për Brajan Grudën. Ky i fundit i ka realizuar me sukses 70.6% të përpjekjeve për driblim, duke lënë pas vetes edhr yjet e Real Madridit. Bellinghami renditet i dyti me 69.8% dhe Diomandeja i treti me 64.9% driblime të suksesshme./Sport Ekspres/