Lionel Mesi dhe Antuan Grizman do të jenë shokë skuadre te Barcelona duke filluar nga sezoni i ardhshëm, por deri më tani, janë ndeshur përballë njëri-tjetrit në shumë raste. Edhe pse kanë thuajse një rol të njëjtë në fushë, nuk kanë munguar duelet 1 kundra 1 mes tyre.
Zakonisht, me Mesin duke sulmuar dhe me Grizmanin të kthyer në mbrojtje, pasi kjo është filozfia e Simeones te Atletiko. Një driblim i Lionel Mesit ndaj Grizman është bërë viral në rrjet, pasi mënyra si francezi mbetet në vend pasi Mesi “zhduket”, është me të vertetë diçka shumë gazmore.