Drenica e Ballkani nuk falin, Gjilani s’ia del me Flamurtarin

Drenica e Ballkani nuk falin në shtëpi, pasi kanë mposhtur respektivisht Ferizajin dhe KEK-un. Drenicakët arritën të realizonin shumë shpejt përmes Ukës, i cili shënoi në minutën e 5-të. Kur ishin luajtur gjysmë ore lojë, erdhi edhe goli i dytë. Prokshi shfrytëzoi pasimin e Taulant Dajakut dhe shënoi.

Pjesa e parë nuk pati më gola, ndërkohë që në fundin e takimit ishte Qemail Elshani ai që realizoi edhe golin e tretë për Drenicën. Genc Hamiti shënoi golin e nderit për Ferizajin, që mbetet në vendin e parafundit dhe shpëtimi nga rënia duket një mision iu vështirë.

Ballkani nuk e ka falur KEK-un e vendit të dytë, madje ka triumfuar me rezultatin 3-0. Baftiu shënoi golin e parë të takimit, ndërkohë që më pas ishin Manevksi dhe Krasniqi që shënuan edhe dy herë të tjera. Gjilani, që javën e shkuar humbi në derbi me Dritën, nuk ka arritur të fitojë dot ndaj Flamurtarit të Prishtinës. Skuadra kryeqytetase, që javën e shkuar mundi Prishtinën në derbi, i ndali gjilanasit në shtëpi. Takimi u mbyll 0-0.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 19
E shtunë, më 23 shkurt, ora 13:00

Drenica-Ferizaj 3-1
Shënues:
Uka 5’, Prokshi 30’, Elshani 84’ / Hamiti 86’

Gjilani-Flamurtari 0-0

Ballkani-KEK-u 3-0
Shënues:
Baftiu 32’, Manevksi 58’, Krasniqi 90’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *