Rezultatet zhgënjyese të Chelsea kanë vënë në diskutim të ardhmen e trajnerit Pocchettino. Por Fabrizio Romano siguron se argjentinasi ka besimin e plotë të drejtuesëve të klubit. Eksperti i merkatos ka thënë në kanalin e tij në “Youtube” se kupola drejtuese e Chelsea-t po pret që lojtarë si Nkunku dhe Broja të rekuperohen 100%, në mënyrë që Pocchettino të ketë mundësinë të ndryshojë situatën e vështirë në të cilën gjendet skuadra.
“Pronarët dhe drejtorët e Chelsea-t e mbështesin të gjithë Mauricio Pocchettino-n. Ata presin që Chelsea të ketë një lojtar fantastik si Nkunku sërish në skuadër së shpejti. Mund të kthehet që në fundjavë, por të shohim. Gjithashtu të kenë lojtarë si Broja, Chilëell, Lavia dhe të tjerë që nuk janë të disponueshëm. Dëmtimet janë një çështje te Chelsea dhe prandaj ata shpresojnë që lojtarët të rekuperohen dhe që Pocchettino të ketë shansin të ndryshojë situatën.
Por ata besojnë te Pocchettino, ata e mbështesin Pocchettino-n. Janë të bindur se ai është i duhuri për projektin afatgjatë. Nuk janë duke komunikuar me trajnerë të tjerë, sepse duan që Pocchettino ta ndjejë besimin e tyre”, ka thënë Farbrizio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/