Drejtuesit e Partizanit në stadium, Krymi e Hoxhallari në vëzhgim

Dy zyrtarët e kuq ndoqën nga afër takimin Tirana–Vllaznia. Mesfushori i kuqebluve dhe mbrojtësi i Tiranës u panë me vëmendje. Të dy panë vetëm pjesën e parë

Eraldo Harlicaj

Takimi ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë ka tërhequr edhe vëmendjen e klubit të kuq. Drejtuesit e Partizanit, Antonelo Preiti dhe Genc Tomori, janë parë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Drejtori sportiv erdhi i pari dhe më pas në stadium u shfaq edhe Genc Tomori. Qëndrimi i tyre në stadium nuk është i rastësishme.
Preiti dhe Tomori kanë vëzhguar me vëmendje lojtarët e të dy ekipeve për të pikasur ndonjë futbollist që mund t’u bëjë punë “demave”.
Drejtuesit e Partizanit kanë qëndruar vetëm pjesën e parë, më pas janë larguar nga stadiumi. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se drejtuesit kanë vëzhguar nga afër Ardit Krymin e Vllaznisë dhe Erion Hoxhallarin e Tiranës. Mesfushori dhe mbrojtësi kanë zgjuar interesimin e ekipit të kuq dhe po mbahen në vëzhgim nga skuadra kryeqytetase.
KRYMI – Largimi i sigurt i La Kamerasë, në janar ose në verë, krijon hapësira për mesfushorin e Vllaznisë. Shkodrani mban peshën e mesfushës kuqeblu prej disa sezonesh dhe tashmë kërkon që të përjetojë një aventurë të re, pasi në Shkodër, atmosfera rreth e përqark skuadrës është mbytëse.
21-vjeçari është një dëshirë e hershme e Partizanit, pasi e vëzhgon prej dy sezonesh, por kontrata e tij me klubin ka qenë gjithmonë problem. Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2020. Vllaznia nuk e liron pa paguar për kartonin e tij. Krymi duket se do të qëndrojë deri në verë te Vllaznia, pastaj mund të provojë një aventurë tjetër. Partizani nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interes për futbollistin, pasi në garë për të janë edhe ekipet e tjera. Mosha e re dhe cilësia që shfaq në fushën e lojës të bën të mendosh se Krymi është investim i sigurt.
HOXHALLARI – Një emër tjetër që përflitet në klubin e Partizanit është edhe Erion Hoxhallari. Mbrojtësit të Tiranës i përfundon kontrata me klubin bardheblu në fund të këtij sezoni dhe mundësia për të nënshkruar një parakontratë me klubin e kuq është që në janar. Tirana vështirë se mund ta lërë të lirë futbollistin e tyre që në janar, aq më pak te Partizani, pasi do të ishte një tjetër minim i marrëdhënieve të presidenti Halili dhe tifozerisë së tij. Shansi më i mirë për 22-vjeçarin është fakti se kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe mund të merret me parametra zero.
MUNDËSITË – Shanset që Krymi apo Hoxhallari të veshin fanellën e Partizanit janë reale. Mesfushori mund ta ketë më të vështirë, pasi ka edhe ekipe të tjera pas vetes, ndërsa për mbrojtësin mundësitë janë reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online