Marrin fund dilemat! Drejtuesit e Vllaznisë kanë pranuar kushtet e drejtorit sportiv, Engin Firat. Turku pritej të prezantohej ditën e sotme, prej orës 11:00, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi planet janë prishur nga mbledhja e Këshillit të Bashkisë Shkodër.
Firatkërkoi 5 mijë euro në muaj, të ishte thuajse “part-time”, përkthyes, makinë, shtëpi dhe trajtim ushqimor. Pak e shumë si një futbollist shumë i mirë i Superiores. Në Shkodër nuk e kanë me shumë qejf afrimin e tij, por tashmë gjithçka ka marrë fund, pasi Firat është zyrtari i ri i kuqebluve.
Prezantimi i tij do të lajmërohet në një moment të dytë, por do të ndodhë sot. Vllaznia ka marrë vesh dhe kalendarin e Kategorisë së Parë. A i kanë marrë masat shkodranët? Në pamje të pare nuk duket ashtu…