Drejtori sportiv i Osasunës ka lëshuar një deklaratë thumbuese për klubin e Majorkës. Shkak janë bërë fjalët e thëna nga trajneri Agirre. Meksikani zbuloi se në verë kërkuan të merrnin në skuadër sulmuesin Moi Gomez, por Osasuna ofroi më shumë. Nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Vazkezit, që është shprehur se nëse Majorka nuk do të shpenzonte 9.3 milionë euro për Muriqin, atëherë do të kishte blerë 4 Moi Gomeza në verë.
“Më duket për të qeshur, sepse kur ne arritëm të parët më Moin, ka disa që thonë se nxorrëm bllokun e çeqeve. Ndoshta, nëse Majorka nuk do të shpenzonte 9.3 milionë për Muriqin, mund të kishte mjaftueshëm për 4 Mois. Ndoshta nuk jam i mirë si të tjerët, por ka gjëra që më lëndojnë.Ne thjesht mbërritëm më përpara të tjerëve. Doja ta thoja këtë”, ka deklaruar Braulio Vazkezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/