“Sasuolo është zgjedhja e duhur për mua”! Bajrami i flet tifozëve të Sasuolos, drejtori sportiv: Vumë bast për të që verën e shkuar

Nedim Bajrami është lojtar i Sasuolos. Mesfushori me tipare sulmuese do të provojë veten me një skuadër të re, për t’u kthyer në nivelet më të larta në futbollin italian. Lojtari shqiptar ka thënë fjalët e tij të para si futbollist i Sasuolos, duke zbuluar edhe qëllimin që i ka vënë vetes në këtë përvojë të re.

“Jam shumë i lumtur që jam në Sasuolo. Kam gjetur ish-shokun tim (Pinamonti), më pëlqen shumë mjedisi. Kur mësova se Sasuolo ishte i interesuar u lumturova shumë, për mua është zgjedhja e duhur. Qëllimi im është të ndihmojmë skuadrën dhe sa më shpejt të dalim në fushë.Përshëndetje të gjithë tifozëve jeshilzinj”, ka thënë Nedim Bajrami.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Sasuolos, Xhovani Karnevali, është shprehur për “TMW Radio”: “Ne kishim vënë bast për të verën e kaluar, jemi të lumtur”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online