Drejtori sportiv i Dritës shpërthen: Klodian Duro, nuk po e shpik ti futbollin në Kosovë!

Drita arriti që të fitonte në shifrat 0-1 kundër Feronikelit në ndeshjen e djeshme që u zhvillua për kampionatin e Kosovës, me Alidemaj që shënoi në minutën e fundit. Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, kishte pakënaqësi që i shprehu hapur për arbitrin. Por ashpër është kundërpërgjigjur edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, teksa në “Dueli Sportiv” i është drejtuar Duros duke i kujtuar se nuk e ka shpikur ai futbollin në Kosovë.

“Shumica e trajnerëve pa e pa ndeshjen e sekuencat japin deklarata të tilla si ai i Feronikelit. Jam habitur si ka mundësi që ai paragjykon pa parë sekuencat. Trajnerët në Kosovë janë të përmbajtur, por këta trajnerë që vijnë nga jashtë mundohen me na shpik ujin e vokët. Ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, ai nuk ka ardhur këtu me shpik futbollin pasi këtu nuk po nis gjithçka prej zeros.

Vet tifozët e Feronikelit i kanë reaguar këtij duke i thënë ‘Nuk të kemi thirrur si ekspert, por si trajner’. Ai nuk e bën punën e tij, por e luan ekspertin e gjyqtarëve, ekipeve dhe Superligës. Unë mendoj se ky me disa deklarata të caktuara e ka nënçmuar Superligën e Kosovës, i ka nënçmuar gjyqtarët kosovarë i ka nënçmuar edhe investitorët që tash e më shumë se 20 vite kanë investuar në futbollin e Kosovës”, tha Zymberi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online