Një padrejtësi e madhe ishte ajo që bëri trajneri Juric me Etrit Berishën. Milinkovic Savic që ka qenë prej kohësh si portier i dytë te Torino, për shkak të mungesës së aftësive të tij, i erdhi momenti për të qenë zgjedhje e parë në këtë sezon të ri.
Pavarësisht gabimeve të shumta, tekniku i Torinos nuk e prekte duke lënë në stol Etrit Berishën. Duhej një dëmtim i Savic që portierit shqiptar t’i vinte shansi i parë ndaj Bolognas ku mbajti portën e paprekur, për të kaluar te dy cmenduritë me Interin.
Ndërkohë “Tuttosport” raporton se Vanja Milinkovic Savic do të dali në treg për t’u shitur, por Etrit Berisha nuk do të preket. Portieri i Kombëtares ka luajtur vetëm shtatë ndeshjet e fundit në këtë sezon dhe e ka bindur Juric. Ndërkohë pikëpyetja më e madhe sipas prestigjiozes italiane është se kush do ta blejë Milinkovic Savic, ndërsa drejtuesit po mendojnë edhe një huazim të tij nëse nuk do të ketë asnjë kërkesë. /Sport Ekspres/