Drejtësia europiane në sytë e një shqiptari, ish-arbitri i Superiores do të vëzhgojë gjykimin e Inter-Bajern Mynih

Mbrëmjen e sotme luhet një nga sfidat më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Interi pret Bajernin e Mynihut në “Xhuzepe Meaxa”, në një ndeshje që është në duart e francezit Turpin. Në stadiumin mitik të Milanos do të jetë i pranishëm edhe një shqiptar, që mban një rol të veçantë në këtë sfidë.

Drejtësia europiane këtë herë do të jetë në sytë e një shqiptari, teksa Sokol Jareci është graduar nga UEFA për të qenë vëzhgues i arbitrave në këtë përballje. Ish-arbitri i njohur i Superiores merr një detyrë të rëndësishme nga UEFA, që gjithnjë e më tepër i beson FSHF-së në organizimet e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online