Dramë e vërtetë! Penalltia në minutën e 100 çon Skëndërbeun në Kategorinë e Parë, Dinamo shtyn kohën dhe Teuta kërkon Europën

Teuta ka arritur që të fitojë pa shumë probleme ndaj Egnatias në shifrat 3-1. Një triumf ky i durrsakëve që i afron më tepër me Europën, duke marrë parasysh ngjeshjen e renditjes dhe njëkohësisht hapat fals që po bëjnë të gjitha skuadrat e tjera. Beqja do të shënonte me kokë në minutën e 9 ndërsa Daci dyfishoi shifrat në të 13. Peposhi arriti të trefishonte në të 60, ndërsa në fund Egnatia shënoi golin e nderit me Maganin.

Nga ana tjetër Skënderbeu ishte pranë fitores së madhe me Dinamon falë golit të Elvi Berishës në minutën e 82. Kryeqytetasit ishin të rënë matematikisht në Kategorinë e Parë, por në minutën e 100 u akordua një penallti me VAR për Dinamon. Lilaj u tregua gjakftohtë duke shënuar, për të barazuar rezultatin në 1-1. Me këtë rezultat, Dinamo dhe Skënderbeu mbajnë të njëjtën kuotë pikësh dhe 9 pikë larg Egnatias, kur kanë mbetur 3 ndeshje nga fundi. Por korçarët janë të rënë zyrtarisht nga Superiorja për shkakun e bilancit të keq me Egnatian, ndërsa Dinamo ka ende një fije shprese. /Sport Ekspres/

Teuta-Egnatia 3-1 Beqja 9′ Daci 13′, Peposhi 60′

13′ Gooooool! Topi i gjatë dhe Daci sulmon bukur hapësirën. Gjendet përballë Pujës dhe e mposht me parabël të bukur.

9′ Goooool! Beqja shënon me kokë pas një krosimi të bukur nga këndorja.

Teuta: Qirko; Idrizaj, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli; Peposhi, Aleksi, Beqja, E. Vila; Daci, Hebaj. Trajner: Renato Arapi.

Egnatia: Puja; Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Michael; Shyti, Jackson; Lila, Pedro, Delarge. Trajner: Zekirija Ramadani.

Dinamo-Skënderbeu 1-1 Lilaj p’ 100’/ Elvi Berisha 84′

84′ Goooool! Vjen krosimi e majta me Marën që fut topin në zonë dhe Elvi Berisha e shtyn drejt rrjetës.

Dinamo: Simoni; Maliqi, Miha, Imami, Prodani; Demiri, Siljanovski, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo

Skënderbeu: Rexhepi; Frashëri, Dwumfour, Sadriu, Zguro; Pecani, Jean Victor, Agnaldo; Mara, Berisha, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online