Drama te Juventusi/ Kristiano Ronaldo është në depresion: Nuk shihet më buzëqeshje në fytyrën e portugezit

Juventusi është duke kaluar dramën e vërtetë në këtë sezon teksa si objektivi i vetëm i bardhezinjëve ka mbetur kualifikimi në Champions League. Kjo e tregon më së miri pikën se ku kanë mbërritur kampionët e Italisë që pasi hapën krahun në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës, hoqën dorë edhe nga Skudeto.

Ndërkohë gazeta e njohur sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Kristiano Ronaldo është në një lloj depresioni. Sipas saj portugezi ka ndryshuar shumë sjellje në javët e fundit teksa nuk shihet më buzëqeshja në fytyrën e tij.

Për më tepër është nervoz, i irrituar dhe shumë larg shokëve të tjerë të skuadrës te Juventusi. Sigurisht që ego e madhe e Ronaldos nuk e lejon për ta kaluar lehtësisht këtë situatë në një moment që portugezi duhej t’i jepte trofeun e “Champions League” ekipit të Juventusit. Pritshmëritë ishin të tilla, ndërsa vetë lojtari është i penduar që la Realin për ekipin italian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *