“Më ndihmoni të luaj futboll sërish”, ishte kjo dëshira e madhe e Dorian Tahirllarit, ish-lojtarit të Skënderbeut që po luftonte me njê sëmundje të rëndë. I diagnostikuar me tumor malinj, fatkeqësisht sëmundja do të merrte përparësi dhe do të zhvillohej në pjesët e tjera të trupit të Dorianit të vogël.
Pavarësisht përpjekjes së futbollistëve dhe klubeve shqiptare që bënë thirrje për ta mbështetur financiarisht për kryerjen e operacionit, lufta është humbur. “Superliga Shqiptare Fan Club” raporton lajmin e trishtë se Doriani ka ndërruar jetë. Tashmë parajsës i është bashkuar edhe një tjetër ëngjëll, përpara kohe, me dëshirën e madhe për t”u bërë një futbollist i njohur dhe që në tokë nuk mund t’i realizohej. /Sport Ekspres/