Drama e Sportingut, ja si presidenti rrënoi gjigantin portugez

Sportingu i Lisbonës nuk ka qenë kurrë në një situatë kaq dramatike në historinë e vet. Gjiganti nga Lisbona po përjeton javë të tmerrshme, mes dhunës nga tifozë të maskuar e betejave ligjore mes lojtarëve e klubit.

Tashmë 5 ndër futbollistët më të rëndësishëm të klubin kanë paraqitur kërkesën për prishje kontrate, duke akuzuar presidentin Bruno de Kavaliers për kaosin e javëve të fundit.

Çfarë ka ndodhur? Edhe ky sezon shkoi keq për Sportingun, që në pranverë doli nga gara për titull dhe në javën e fundit të kampionatit humbi edhe vendin e dytë, që nënkuptonte kualifikimin në Champions League.

Tërbimi i tifozerisë ultra ishte i paparë dhe një grup prej 50 huliganësh pushtuan qendrën stërvitore të klubit duke dhunuar lojtarët. Asnjë masë sigurie, asnjë mbrojtje nga presidenti, i cili akuzohet se i ka çuar vetë tifozët, si hakmarrje ndaj lojtarëve.

Nga portieri Rui Patrisio deri te sulmuesi kryesor Bas Dost, të gjithë duan largimin dhe kanë treguar edhe mesazhet kërcënuese të presidentit. Gjyqi është praktikisht i fituar, por lojtarët kanë lënë afat deri më 14 qershor dhe nëse ikën presidenti, ata kthehen në ekip. Vështirë se ndodh, ndaj çdo lojtar sheh përreth dhe ofertat nuk u mungojnë.

BENFIKA MERR HAK – Presidenti i Benfikës Luis Filipe Vieira ka bërë të ditur se po përgatit hakmarrjen që e priste prej 25 vitesh kur Paulo Souza e Paçeko prishen kontratat dhe ikën të Sportingu. Tani historia përsëritet, në të kundërt: “Nuk më intereson cilin marrim, di vetëm që do i bëjmë Sportingut atë që na bëri para 25 vitesh”, ka deklaruar njëri nga aksionarët e klubit gjatë asamblesë së përgjithshme.

Portieri Rui Patrisio, mesfushorët Bruno Fernandesh e Uiliam Karvalo dhe sulmuesit Zhelson Martinez e Bas Dost janë në treg, falas, ankandi ka nisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online