Drama e Sinisa Mihajloviç, leucemia e detyron të ndalet

0

Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajloviç, është i sëmurë me leucemi dhe duhet të ndalet për një periudhë të pacaktuar, pasi do të nisë kurat.

Lajmin e ka dhënë vetë serbi, i cili sot ka dalë në konferencë për shtyp për të sqaruar lajmet e publikuara ditët e fundit në media.

Mihajloviç u nis me Bolonjën për fazë përgatitore, por e ndërpreu në mes pasi ishte i sëmurë. Ajo që u duk diçka kalimtare rezultoi se ishte leucemi pas kontrolleve mjekësore.

Mihajloviç ka rrëfyer gjithçka, duke sulmuar ashpër Corriere dello Sport, që e kishte plasur në faqe të parë lajmin se Miha ishte i se kure rëndë dhe do të linte drejtimin e Bolonjës.

Desha t’ua them personalisht atë që ndodhi edhe pse dikush për të shitur 200 gazeta më shumë nuk e respektoi privatësinë time, duke prishur edhe një miqësi qe zgjaste prej më shumë se 20 vitesh. 

“Kam pasur ethe që në fillim të fazës përgatitore, nuk dukej diçka serioze, por kur zgjati tej mase bëra kontrolle dhe rezulton që kam leucemi. Jam mirë edhe tani, nuk do e kuptoja po të mos bëja kontrolle, që duhen bërë gjithnjë, sepse nuk jemi të pashkatërrueshëm.

“Ishte një goditje e rëndë kur e mësova, qava edhe kur takova lojtarët e mi, por është një sëmundje që mund të luftohet dhe unë jam gati. Do ta fitoj këtë betejë, falënderoj Bolonjën për dashurinë, është si një familje”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.